Fermerët në Lushnjë kanë nisur sezonin e mbjelljeve, frikë nga farat

schedule11:42 - 22 Prill, 2018

schedule 11:42 - 22 Prill, 2018

Dhe pse po mbjellin kulturat e sezonit fermerët në Lushnjë kanë frikë se do të dështojnë për shkak të farave pa garanci. Ata i referohen viteve të kaluara ku në shumë prodhime kanë dështuar.

Po mbjellin perimet e sezonit por janë të frikësuar.

Problemi i çdo viti për ata,  janë farërat dhe fidanët.

Tregtarët që ua shesin, nuk japin asnjë lloj  garancie në mbirje, duke mos marrë përgjegjësinë për prodhimin.

Në këto kushte, dështimet janë bërë pjese e eksperiencave disa vjeçare për fermerët.

Në Lushnjë, rastet e domateve që nuk skuqen, bostanit të çarë apo të kokrrave të deformuara janë të shumta. Shembuj të tillë tregohen nga pronarët e serave diellore.

Blerja e fidanëve të paçertifikuar, tek tregtarët që thjesht u intereson vetëm fitimi ekonomik  është hapi i parë drejt dështimit të sigurt për prodhimin e ardhshëm. Në Lushnjë, specialistët e  Qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore, japin alarmin se bujqësia po dështon për shkak të shitjes së fidanëve nga njerëz që nuk garantojnë prodhimin.

Prodhimi i milionave fidanëve autoktonë dhe hibridë është një proces që kryhet nga specialistët e bujqësisë, në kushte të posaçme. Përfshirja e personave qeë nuk njohin këtë fushë, ka sjellë rrënimin e fermerëve të cilët bujqësinë e kanë të vetmin burim të ardhurash ekonomike për familjen e tyre. Nga përvoja e vitit të kaluar, shumë perime kanë mbetur stok ose janë shitur nën kosto, pikërisht sepse fidanët janë blerë tek personat që nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie.  /abcnews.al

Gazetare e ABC News Lushnje: Anila Sefa