Fermerët francezë bllokojnë hyrjet dhe daljet e Parisit, 15 mijë oficerë në gatishmëri

schedule09:37 - 29 Janar, 2024

schedule 09:37 - 29 Janar, 2024

Banorët e Parisit dhe shumë qyteteve të tjera franceze janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën rrethim.

Sindikatat bujqësore kanë deklaruar se nga ora 14.00 e në vazhdim kanë planifikuar, të bllokojnë tetë pika hyrëse dhe dalëse nga kryeqyteti francez, ndërsa protesta të ngjashme nga fermerët janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera të mëdha franceze.

Ndërkohë, shoferët e taksive po ndërmarrin veprime edhe në disa qytete franceze, si Marsejë dhe Bordo për të protestuar ndaj rritjes së çmimeve të karburantit.

Qeveria franceze ka njoftuar se pothuajse 15,000 oficerë policie do të vendosen rreth Parisit sot të hënën me qëllim “ruajtjen e rendit dhe sigurisë” dhe në veçanti për të siguruar që traktorët të mos hyjnë në Paris.

Kryeministri francez Gabriel Attal tha ditën e djeshme se po planifikonte masa shtesë për të mbrojtur sektorin bujqësor të vendit.

“Dua të sqaroj gjërat dhe të shoh se çfarë masash mund të marrim, masa shtesë, për këto histori të konkurrencës së pandershme, nuk është normale që nuk mund të përdorësh produkte të caktuara, ndërsa vendet fqinje, Italia e të tjera, munden”, tha Gabriel Atal gjatë një vizite në një fermë në jug të Parisit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!