Fermerët afat deri në 25 shkurt për të marrë naftë të lirë, Ekonomi: Aplikimi do të bëhet online

schedule13:55 - 22 Janar, 2021

schedule 13:55 - 22 Janar, 2021

Fermerët shqiptarë  kanë afat deri në 25 shkurt për të aplikuar për të përfituar naftë të lirë.

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi së bashku me kryebashkiakun Erjon Veliaj kanë sqaruar se si mund të përfitojnë fermerët.

Sipas ministres  sasia e naftës do të shpërndahet në bazë të sipërfaqes së tokës dhe kulturave bujqësore që do të mbillen.

“100 litra naftë që do i duhen, 54 litra do i jepen falas, por duhet që të bëjë një rideklarim i të mbjellave që ka bërë në vjeshtë dhe atë që mendon të bëjë në pranverë dhe të nisë aplikimin”, ka thënë ministrja.

Për kryebashkiakun Erjon Veliaj një skemë e  tillë është një mundësi  që fermerët të kthejnë sytë nga toka.

47 mijë fermerë në të gjithë vendin  që tashmë janë të pajisur  me NIPT  mund të përfitojnë naftë të lirë për të mbjellë tokën. Në rast se fermerët nuk e përdorin naftën për të punuar tokën atëherë ata do të përjashtohen nga skemat e mbështetjes deri në 3 vite./abcnews.al