Në fshatin fshatin Penkovë të Selenicës është ngritur një fermë e veçantë. Aty kultivohen kërmij. Daniel Xhavara nga Vlora pas shume vitesh pune jashtë vendit, vendosi te kthehej për të investuar në vendin e tij. Mendimi i parë që pati ishte pikërisht kjo fermë, e cila ka një sipërfaqe prej 1 hektarësh.
“Duke biseduar me një shok italian që ka biznes me kërmij, më lindi ideja të kthehesha e të hapja këtë fermë. Kam tre, katër vjet që e studiova dhe është viti i parë që e hapa”, tha ai.
Danieli tregon se kërmijtë kërkojnë një ambient te pastër për t’u rritur. Nisur nga kjo ai krijoi kushte të përshtatshme për kultivimin e kërmijve
“Kërmillit i duhet një tokë e mirë pa pesticide, lakrën e kemi marrë nga Italia dhe duan ujë çdo ditë. Duan përkushtim. Do një vit të rriten në mënyrë natyrale.
Kërmijtë janë të njohur për përdorimin e tyre në fushën e estetikes.
“Është proteinë më e pastër, ka benefite për ilaçet, fytin, aknet e fytyrës” shtoi ai. Xhavara thotë se pjesën më të madhe të prodhimit e eksporton jashtë Shqipërisë.
“Italia prodhon gati 20% të kërkesës që ka dhe 80% e marrin nga jashtë, ka shumë kërkesë”, shtoi ai.
Për ngritjen e kësaj ferme ku kultivohen kërmijtë, Daniel Xhavara ka investuar rreth 50 mije euro. Synimi i tij është qe ta zgjeroje edhe me shume aktivitetin e rritjes se kërmijve.

