Feride Rushiti: Në Kosovë institucionet kane filluar t’i njohin ligjerisht viktimat e dhunes seksuale

schedule21:05 - 29 Korrik, 2020

schedule 21:05 - 29 Korrik, 2020

Themeluesja dhe drejtoresha ekzekutive e qendrës së Kosovës për rehabilitimin e viktimave të torturës, Feride Rushiti është shprehur në një intervistë për Ballkan në Abc News se krimet e dhunimit jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën është e vështirë që të dokumentohen.

Krimet e dhunimit, jo vetëm në Kosovë, por në krejt botën,  është e vështirë të dokumentohen, është e vështirë edhe të ndiqen kryesit e veprave, aq më shumë kur në Kosovë nuk ka pasur një qasje serioze nga misionet ndërkombëtare për ta ndëshkuar këtë krim. Ne kemi në praktikën tonë të përditshme raste kur vijnë dhe sjellin informacion në lidhje me dhunuesin, dhe si organizatë duhet të bashkëpunojmë ngushtë me misionet e drejtësisë në mënyrë që këto krime ta marrin ndëshkimin e merituar,” është shprehur Rushiti./abcnews.al