Fenomeni tritol në Shkodër, qyteti që nuk gjen qetësi nga shpërthimet

schedule10:18 - 26 Mars, 2022

schedule 10:18 - 26 Mars, 2022

Shkodra u trondit nga dy shpërthime të njëpasnjëshme eksplozivi, orët e para të mëngjesit të sotëm. Shpërthimet ndodhën në dy biznese në pronësi të emrave të njohur në kryeqendrën e veriut.

Sipas policisë rreth orës 02:20 në derën e supermarketit në pronësi të Florenc Markut, është vendosur lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Mësohet se godina në të cilën ndodhej  supermarketi i Markut është në pronësi të familjes Lici.

Lexo edhe: Njëra pronë e Xhemal Bushatit, tjetra e familjes Lici, çfarë fshihet pas shpërthimeve në Shkodër

Ndërsa shpërthimi tjetër ndodhi në derën e një biznesi tjetër privat, butik rrobash në pronësi të Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Shpërthimet me tritol duket se janë kthyer tashmë në fenomen në zonën e Shkodrës.

Më i fundit është regjistruar vetëm dy ditë më parë në Vaun e Dejës.

Në banesën e një 66-vjeçari u vendosë lëndë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kjo ngjarje vijon të mbetet pa autor, ndërsa policia ka njoftuar se po punon për identifikimin dhe kapjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!