Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fenomeni i ‘taposjes’ shkaktoi përmbytjet”, ish-Prefekti: 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë

schedule20:34 - 8 Janar, 2026

schedule 20:34 - 8 Janar, 2026

Ish prefekti i Vlorës Plator Nesturi komentoi për ‘Real Story’ situatën me reshjet dhe përmbytjet në vendin tonë, duke krahasuar reshjet e nëntorit me të tanishmet.

Nesturi nënvizoi se fenomeni i “taposjes” po mban ujin në vend, por niveli pritet të ulet gradualisht.

Ish -prefekt i Vlorës deklaroi se 13 banesat në shtratin e lumit në Novoselë janë të rrezikuara dhe çdo përmbytje e ardhshme do të sjellë dëme të përsëritura. Ai theksoi se ndërtesat janë të reja dhe të legalizuara, ndërsa shteti ka përgjegjësi të dyfishtë për dëmshpërblimin.



“Gjatë muajit nëntor, niveli i prurjeve ka qenë më i lartë se tani. Era fryn me forcë nga perëndimi, duke shkaktuar efektin e “taposjes”, ku uji grumbullohet dhe bën që prurjet të lëvizin ngadalë drejt lumenjve. Prurjet kanë qenë kryesisht të shkaktuara nga reshjet; gjatë nëntorit ka pasur edhe reshje dhe hapje digash, por rrjedhja ka qenë e lirë dhe nuk ka pasur pasoja të mëdha.

Fenomeni i “taposjes” po mban ujin në vend, por niveli pritet të ulet gradualisht. Ndryshimi i drejtimit dhe intensitetit të erës gjithashtu ndikon në situatë.

Sa herë që ndodhin emergjenca të tilla, nxirren detyra dhe përgjegjësi për zgjidhjen e tyre. Aktualisht, 13 banesa ndodhen në shtratin e lumit në Novoselë. Në këto zona, problemet që evidentohen nuk janë zgjidhur ende. Banorët e këtyre 13 banesave do të përballen me përmbytje sa herë që situata përsëritet.

Ndërtesat janë të reja dhe të legalizuara, dhe shteti ka përgjegjësi të dyfishtë. Sa herë që dëmtohen, shteti duhet t’i dëmshpërblejë, por përmbytjet mund të përsëriten në të njëjtin vend.

Në krahasim me nëntorin, tani niveli i shtratit të lumit është më i ulët. Aktualisht po ndodh fenomeni i taposjes, por ka lajme të mira, sepse nuk ka shkarkime nga Greqia dhe prurjet vijnë vetëm nga reshjet aktuale.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!