Sapo thua emrin e Kiçes, të gjithë e njohin për batuatat e saj në rrjetin social Instagram. Ajo është një nga personazhet më ‘In’ të momentit dhe më të komentuar gjithashtu.
E ftuar në ABC e Mëngjesit, Kiçja ka zbuluar se është 22-vjeçe, nga Lushnja dhe ka mbaruar vetëm arsimin e mesëm.
“Unë jam 22-vjeçe nga Lushnja. Nuk kam mbaruar ndonjë shkollë”, tha ajo,
Më tej shtoi: Femrat e sotme sidomos këto që janë në Tiranë i kanë shumë qejf meshkujt e martuar. Kam 3 vite që i jam futur rrjeteve sociale, që në 2017 e kam bërë edhe tato
Unë eci me statistika, kam 9 milionë fansa që më kontrollojnë Instagramin pavarësisht se nuk më kanë follow. Në Instagramin tim mund të kem 102k”.
Kiçja zbuloi edhe detaje nga jeta e saj, duke theksuar se pëlqen jeta e thjeshtë.
“Nuk jam tipi i martesave, nuk jam e martuar, gjithsesi jam me dikë, jo ai që mendoni.
Fama më ka sjellë shumë gjëra falas. Unë e bëj për qejf, pavarësisht lekut. Mua më flasin në rrugë, nuk para flas. Dal me autobus, makinë, nga shumica e njerëzve që më ndjekin, 10% më kanë parë.
Përtej Instagramit profesioni im është të fle gjumë dhe të ha bukë. Unë Instagramin tim nuk përdor fotoshop dhe njerëzit e dinë. Unë jam e thjesht me jetën në fshat, ku u lind.
Unë është e vërtetë që bëj reklamë, po jo gjithmonë me lekë, psh je ti shoku im e bëj”, përfundoi ajo. l.k/abcnews.al