“Fenomeni” i golit/ Viktor Gyokeres “çmend” klubet e mëdhenj të Evropës, “ylli” suedez lë pas Kane, Lewandowski e Haaland

schedule17:16 - 22 Nëntor, 2024

schedule 17:16 - 22 Nëntor, 2024

Më i mirë se Kane dhe Lewandowski, ndërsa shënon edhe më shumë se Haaland.

Bëhet fjalë për “fenonmenin” suedez, Viktor Gyokeres, i cili ka përmbysur “hierarkinë” e “bomberave” të futbollit botëror në vitin e fundit, duke u ngjitur në majën e sulmuesëve më të lakmuar nga klubet më të mëdhenj të Evropës.

“Ylli” 26-vjeçar i sulmit, i cili prej dy sezonesh luan me “gjigantët” portugezë të Sporting Lisbn është shënuesi më i mirë në këtë sezon me 32 gola skuadrën portugeze dhe kombëtaren e Suedisë, 10 më shumë se sulmuesi i Manchester City, por këto shifra bëhen akoma më shumë mbreslënëse nëse llogariten në një vit të plotë kalendarik.

Kështu, Gyokeres numëron 48 rrjeta ndaj 36 që kanë shënuar Harry Kane e Robert Lewandowski dhe 35 që ka shënuar Erling Haaland.

Jo më kot gjigandët e futbollit evropian kanë nisur një garë të fortë për të marrë shërbimet e tij, ndërsa nga ky ankand ai që do të fitojë më shumë do të jenë kampionët në fuqi të Liga NOS, të cilët  24 milion euro për të marrë sherbimet e suedezit nga Coventry, në verën e 2023, pas një sezoni magjik në Championship, ku shënoi plot 22 gola e asistoi 12 të tjerë në 50 ndeshje.

Tani kartoni i “yllit” suedez vlerësohet nga specaialistët e Transfermarkt në 70 milionë euro, , ndërsa me këtë interesim të madh për të në merkato, pritet që vlera e kartonit të tij të rritet akoma më shumë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!