Fenomeni i fajdeve, ekspertët: Është i pranishëm në shoqërinë tonë

schedule21:42 - 15 Mars, 2019

schedule 21:42 - 15 Mars, 2019

Fenomeni i fajdeve njihet gjerësisht në gjithë botën, por vitet e fundit duket se po fiton terren edhe në vendin tonë. Ekspertët deklarojnë se ky fenomen po përhapet për shkak të parave të pista dhe është i kamufluar.     

Duket se fenomeni i fajdeve vitet e fundit është bërë gjithnjë e më i pranishëm në shoqërinë shqiptare. Sipas ekspertëve të ekonomisë fenomeni ekziston dhe është shpeshherë i kamufluar.

Adrian Civici, ekspert ekonomie: Nisur edhe nga rasti i fundit, ai i Shkodrës, por edhe nga diskutimet e tjera që bëhen mesa duket jo vetëm në Shkodër, por edhe në zona të tjera të Shqipërisë fenomeni i fajdeve është i përhapur megjithëse në hapat e parë duket i kamufluar dhe nuk del aq realisht në publik për t’u vlerësuar në të gjithë përmasat e tij.

Ekspertët deklarojnë se ata që japin para me fajde, duke qenë se japin para në të zezë dhe informale, shpesh bëhen edhe për pastrim parash, çka sjell pasoja negative tek individët.

Adrian Civici: Kreditorët, po i quajmë në këtë mënyrë se ata që japin para me fajde duke mos qenë institucione normale janë në të zezë dhe informalitet dhe një pjesë e këtyre parave janë jashtë sistemit bankar. Janë para jashtë formalitetit dhe besoj që një pjesë e tyre janë para që kanë të bëjnë me paranë e zezë, me paranë informate të lidhura me të gjitha fenomenet negative që ne i dimë. Fakti më shqetësues në këtë rast është pse një masë e madhe njerëzish janë të gatshëm që të futen në sistemin e parave me fajde, kur dihet rreziku që ato kanë. Mendoj që përgjegjësia është e dyanshme. Edhe një pjesë e njerëzve që futen në këtë sistem ose nuk kanë njohuritë minimale, financiare, monetare se çfarë rreziqesh paraqet ky sistem ose janë pjesë e informalitetit.

Gjatë së enjtes, policia goditi një grup të strukturuar kriminal në Shkodër i cili jepte para hua me interesa deri 20%, para të cilat buronin nga aktivitete të ndryshme kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!