Fenomen i rrallë, breshër në formën e koronavirusit në Meksikë

schedule20:31 - 19 Maj, 2020

schedule 20:31 - 19 Maj, 2020

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Meksikë, ku banorët janë befasuar nga forma e çuditshme e breshrit që ka përfshirë vendit.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se meksikanët janë çuditur nga fenomeni i rrallë që ka ndodhur nëv endin e tyre që është përfshirë nga breshër në formën e koronavirusit.

Meksikanët do të thotë se është një shenjë nga Zoti për të qëndruar në shtëpi. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Montemorelos të Meksikës. Mësohet se në këtë zonë kanë rënë sasi të mëdha breshëri dhe akulli kishte formën e koronavirusit.

Kjo ka hapur një debat të madh në rrjetet sociale, ku një pjesë e konsideron këtë si një “ogur të zi”. Ekspertët kanë shpjeguar se kjo është një gjë e zakonshme megjithatë një pjesë e njerëzve e kanë interpretuar ndryshe.

Ndërkohë deri më tani në Meksikë  kanë humbur jetën 5 300persona dhe mbi 50 mijë të infektuar me koronavirus. /abcnews.al