Fenomen i lindur, video e rrallë e Lionel Messit 8 vjeç duke luajtur futboll

schedule20:41 - 6 Prill, 2020

schedule 20:41 - 6 Prill, 2020

Lionel Messi, ndoshta futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka dominuar futbollin vitet e fundit, me plot 6 “Topa të Artë” dhe një numër shumë të madh të trofeve të fituar me Barcelonën. Zoti i ka falur talentin dhe ne futbolldashësit, kemi shijuar çdo moment të yllit argjentinas në fushën e blertë.

Shumë thonë që rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, është bërë me punë të pandalshme, ndërsa Messi, talentin e ka të lindur. Kjo gjë, është deri diku e vërtetë, pasi që në moshë të re, fenomeni i quajtur “Pleshti”, ka qenë i pandalshëm.

“Mirror” ka publikuar një video të rrallë të Messit kur ishte 8 vjeç dhe që në këtë moshë të re, shihet qartë talenti i tij, duke turpëruar çdo moshatar që i del para. Një fenomen i lindur!/abcnews.al