Fenerbahce nuk u ndahet shqiptarëve, bind edhe një mbrojtës

schedule18:53 - 22 Maj, 2020

schedule 18:53 - 22 Maj, 2020

Fenerbahce mund të përforcohet me një tjetër shqiptar dhe është një emër i kërkuar edhe më parë. Gjiganti turk ka rinisur bisedimet për të transferuar mbrojtësin Florent Hadërgjonaj. 25-vjeçari aktualisht është pjesë e Kasimpasa dhe i përfundon kontrata e huazimit më 30 qershor.

Huddersfild, nëse nuk e bind për të nënshkruar një marrëveshje të re, atëherë do të detyrohet ta shesë mbrojtësin, në mënyrë që të mos largohet me parametra zero verën e vitit 2021. Fenerbahce mësohet se e ka hedhur hapin e parë.

Sipas asaj që raportojnë mediat turke, Vedat Muriqi ka biseduar me Hadërgjonajn dhe mësohet se ky i fundit është i gatshëm për një aventurë me Fenerbahcen. Tashmë klubi turk duhet të bindë anglezët e Huddersfild me ofertën e tyre. /abcnews.al