Fëmijët “thyejnë” karantinën, Lezha shpall më të mirët e artit nga një juri profesionistësh

schedule00:01 - 28 Prill, 2020

schedule 00:01 - 28 Prill, 2020

Ka mënyra për t’i shpëtuar rutinës së izolimit në shtëpi. Edhe në karantinë këta fëmijë kanë zhvilluar në konkurs online. Nxënës nga 6 -15 vjeç garuan për krijimin dhe interpretimin më të mirë, nga shtëpia.

Vlerësimi i më të mirëve iu besua personazheve të njohur të skenës dhe artit shqiptarë. Ky konkurs zbuloi talente në këngë, instrumente muzikore, ese, poezi, pikture, interpretim. Kishte dhe  çmim për projektuesit në internet.

Nisma ka bërë bashkë në këtë juri,emrat: Elton Deda, Ulis Krajka, Pashk Pervathi, Ardian Isufi, Renalda Ndreu, Prec Zogaj, Demir Gjergji, Viktor Gjikolaj, Kastriot Caushi, Petrit Malaj dhe Kole Kunora.

Për kreun e bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, gjithçka u iniciua si një përpjekje për ti nxjerrë fëmijët nga gjendja e monotonisë, por sigurisht edhe për të frymëzuar të talentuarit.

Përveç vlerësimit në krijimtari, çmimet për më të mirët kishin edhe vlerë monetare./abcnews.al