Fëmijët po flasin vonë/ Specialistët: Mungon komunikimi, para ekranit dhe telefonit

schedule15:41 - 13 Mars, 2024

schedule 15:41 - 13 Mars, 2024

Vendosja e fëmijëve para ekranit të telefonit, kompjuterit apo televizorit me shpresën për ti qetësuar po dëmton aftësinë e tyre për të folur apo ndërvepruar në mjedisin që i rrethon.

Psikologë e logopedë  në Shqipëri ngrenë shqetësimin për shtimin e fëmijëve që po flasin  vonë.

“Janë shtuar shumë rastet me elementë autik dhe një ndër shkaqet kryesore të tyre janë ekranet.  Po mungon komunikimi konkret i fëmijës, komunikimi sy më sy, vihen re fëmijë që nuk të vështrojnë në sy, nuk të vënë veshin. “

“Asnjë diagnozë, asnjë simptomë po themi neurozhvillimore, por flasin vonë, nuk është  pa gjë dhe nuk është rastësore. Fëmija që qëndorn para një ekrani merr një komunikim shumë robotik, shumë jo real, shumë pa stimul, mëson  të jetë i “vetëkomunikushëm” që do të thotë, e merr informacionin, stimulin, ngjyrën vizuale nga një video yt që objektivisht është shumë interesante  dhe kjo bën që fëmija të mos ketë nevojën  të ndërverpojë, të flasë.”

Shtimi i ekspozimit  ndaj teknologjisë po  zbeh komunikimin  mes prindërve dhe fëmijëve.

Çdo minutë qëndrimi i të vegjëlve  para  ekranit  sipas  një studimi të fundit të  specialistëve amerikan të zhvillimit   tek moshat  nga 1 në 3 vjeç  shoqërohet  me rreth shtatë  fjalë të thëna më pak nga të rriturit  dhe pesë nga fëmijët.

Reduktim të ndjeshëm të dialogut vunë re  në moshën 36 muaj.

“Në moshën 1 vjeçare thotë fjalën e parë,  në moshën 2 vjeçare thotë fjalinë e parë me dy pjesë dhe në moshën tre vjeçare fjali më të gjata me katër, pesë fjalë. Pra një fëmijë që në moshën 1 vjeçare nuk thotë  asnjë fjalë, në moshën 2 vjeçare asnjë fjali duhet të bëhet menjëherë objekt  i një vlërësimi psikologjik- logopedik.”

“Idealja është që pesë vitet e para të jetës për zhvillimin neurologjik të sistemit nervor, fizik dhe psikologjik të mos ketë ekspozim,  po kjo është shumë ideale dhe mbetet utopike, të paktën dy vitet e para fëmija nuk duhet të ekspozohet ndërkohë që kjo nis gjithmonë e më herët.”

Vonesave në artikulim për shkak të kohës së kaluar para ekraneve specialistët iu shtojnë  dhe mungesën e vëmëndjes e shpërqëndrimin  gjithnjë e më të madh nga fëmijët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!