Fëmijët mësojnë në Piramindën e re/ Kurse në tetë disiplina në fushën e inovacionit dhe artit

schedule15:41 - 26 Tetor, 2023

schedule 15:41 - 26 Tetor, 2023

Godina që dikur ishte simbol i diktaturës komuniste tashmë është e mbushur me fëmijë dhe të rinj. Pas transformimit të saj piramida është kthyer në qendrën më të madhe të teknkologjisë në vend, ku të rinjtë përgatiten për profesionet e së ardhmes. Çdo pasdite ata ndjekin kurse të ndryshme në fushën e inovacionit dhe artit.

Qendra Tumo tashmë e zhvendosur prej fillimit të tetorit tek piramida, ofron kurse në 8 disiplina të ndryshme. Studentët tregojnë se kurset i kanë ndihmuar për të zbuluar talente e tyre dhe të formohen.

“Pasionet e mia janë arti në përgjithësi, vizatimi, animacioni. Me cfarë projektësh merresh këtu? Sot u mora me një animacionqë zhvillohet me vizatimin e figurave. Gjithashtu u mora me muzikë, bëra dhe një sinjal.”

“Të kanë ndihmuar këto kurse që të zbulosh talentet? Une i bie kitarws, disa instrumenteve, merrm me grafik dizajn dua të bëhem grafik dizajn. Ky kurs më ndihmoi për dizajnin. Në tumo kemi edhe nje dhomë muzike”

“Kete muaj bëj një vit që qëndroj në tumo, dhe studioj 4 fusha, programim, robotikë, grafik dizajn dhe feel making. Cila të pëlqen më shumë? Deri tani më pëlqen më shunë programimi”

“Jam studente e tumo prej dy vitesh. Më shumë pëlqen animacion dhe grafuk dizajn. Unë kam talent ne pikturë.”

Interes më të lartë fëmijët tregojnë për disiplinat e zhvillimit të lojërave dhe programimi.

“Roli jonë është që t’u ofrojmë mbështetje, i familjarizojmë me programet.”

“Ndjekim progresin e tyre. Pjesa tjetëe është e rëndësishms sovializimi. Përpiqsmi tq jemi sa më miqësore.”

Drejtuesja e TUMO, Shqipe Berisha thotë se synimi është rritja e kapaciteteve për t’ju dhënë mundësinë më shumë të rinjve.

“Piramida me ne fund mori jete. Kemi 1200 studentë. Mirëpresim dhe kemi kapacitet pëe 4 mijë nxënës.”

Një hapësirë të veçantë tek piramida do të kenë edhe nomadët dixhitalë.

“Do të ketë një hapësirë inovacioni ku do të mirëpresë edhe nomadët dixhitalë, që punojnë në tiranë dhe do të kenë një vend ku të gjejnë ispirimin.”

Aktualisht një student që bëhet pjesë e kurseve tek piramida paguan një shumë simbolike prej 2 mijë lekësh në muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!