Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fëmijët meksikanë stërviten me armë zjarri, që të jenë në shërbim të grupeve kriminale

schedule15:51 - 25 Janar, 2020

schedule 15:51 - 25 Janar, 2020

Në Meksikë përmes rrjeteve sociale janë shpërndarë foto të ndryshme q ëkanë të bëjnë me fëmijë që stërviten në përdorimin e armëve.

Mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë shprehur shqetësimin, ku mes imazheve shihen se si të miturit, në mesin e të cilëve kishte edhe pesëvjeçar, janë shfaqur me fytyra gjysmë të mbuluara, ndërsa mbanin në duar armë të gjata, në regjionin e njohur si Guerrero, ku niveli i dhunës në vitet e fundit ka qenë mjaft i lartë.

Ndërkohë presidenti meksikan menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve ka theksuar se edhe kartelet e drogës janë duke rekrutuar fëmijë për nevoja të njëjta.



Presidenti Andrés Manuel López Obrador, ka thënë se për shkak se programet sociale po u japin më shumë mundësi të rinjve për të studiuar ose punuar, kartelet e drogës po kanë probleme për të gjetur njerëz të aftë për sulme, andaj ata po rekrutojnë fëmijë.

Shpërndarja e disa imazheve, tregojnë se si fëmijët ushtronin për të qenë mbrojtës rrugor të një grupi kriminal, ka pasur kërkesa të mëdha ndaj autoriteteve që ta ndalojnë këtë fenomen./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!