Ditën e sotme, 11 fëmijë morën statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, pasi prindërit e tyre ranë në krye të detyrës. I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri, kreu i qeverisë, Edi Rama e cilësoi si përmbushje të amanetit se fëmijët e heronjve nuk do të lihen asnjë moment vetëm.
Këta fëmijë, të marrë nën përkujdesje do të financohen nga shteti deri në moshën e përfundimit të studimeve të larta.
“U bënë mbrojtje të tjerëve, për ti dalë zot Atdheut. Të tillë ishin edhe njerëzit tuaj më të shtrenjtë, prindërit tuaj që jetojnë në kujtimet tuaja dhe kujtesën e kësaj shoqërie.
Ata lanë pas jo vetëm shembullin e tyre të admirueshëm, por edhe amanetin e heshtur për ne që të mos u lëmë asnjë çast vetëm. Ky takim është për ra shpallur të përmbushur atë amanet. U bë ligji i p;arë i këtij mandati të tretë.
Kujtimi i tyre i paharrueshëm u bë shtysa jonë e madhe, por edhe gjithë Shqipërisë. Republika jonë nuk i lë vetëm fëmijët e heronjve. Asgjë nuk e zëvendëson dot asnjëherë figurën e prindit. Por dhënia e kujdesit financiar për fëmijët e heronjve të republikës deri në përfundimet e studimeve të larta është një mbështetje kuptimplotë pas një periudhe të gjatë kohe”, deklaroi Rama.
/abcnews.al