“Fëmijët autik, nuk e kuptojnë pandeminë”, Eglantina Bajrami: Duhet leje e veçantë, këta fëmijë duhet të dalin pak nga shpia

schedule09:40 - 2 Prill, 2020

schedule 09:40 - 2 Prill, 2020

Në ditën Ndërkombëtare të Autizmit Eglantina Bajrami pjesë e Klubit kombëtar të Prindërve me spektrin autik, e ftuar në Abc e Mëngjesit është shprehur se në kushtet e pandemisë në të cilat ndodhet vendi ynë është e rëndësishme që prindërit ta kthejnë shtëpinë e tyre tashmë në një kënd lojrash.

Bajrami ndër të tjera është shprehur se i kanë bërë kërkesë ministrisë së Shëndetsisë që të kenë një orar të lirë për ti nxjerrë jashtë këta fëmijë pasi e kanë të nevojshme dhe është e pamundur që tu shpjegosh se përse duhet ti mball mbyllur.

Gjithashtu në studio me Enkel Demin ajo ka theksuar se tahsmë një ndër shkaqet e shfaqjes së autizmit është ushqimi.

Pjesë nga biseda në studio:

Është hall i madh në këtë situatë, pasi shumë nga fëmijët autike nuk e kuptojnë gjendjen në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë. Si i bëhet?

Ky është problemi që ne po hasim këto kohë dhe une jam në komunikim me prindër të cilët kanë fëmijë autik po e vuajnë shumë këtë pjesë. Fëmijët kanë filluar të bëhen agresivë dhe ato që nuk kanë qenë të tillë kanë filluar që të godasin muret dyert, dhe kryesisht e kanë me derën me mendimin se pse nuk i lënë të dalin. Kjo është e pamundur me jua shpjeguar autikëve pasi problemi i tyre është që ta shikojnë një gjë të tillë dhe në momentin që nuk e shikojnë nuk e kuptojnë dot se çfarë është virusi. % më e lartë e këtyre fëmijëve e kanë të pamundur që ta kuptojnë qëndrimin në shtëpi.

Çfarë duhet të bëjnë familjarët në raste të tilla?

Rregulli që ne mbajmë në familje në kushtet që kemi për shkak të karantinës, tani prindërit me fëmijë autikë shtëpinë duhet ta kthjejnë në një kënd lorjash. Të mendojnë të bëjnë lojëra që fëmijët kur të ngrihen në mëngjes që të jenë në gjendje të thonë se ku ndodhen. E vetmja gjë që ka rëndësi në këto mënyra është e rëndësishme që të jetë çdo gjë e pastër dhe jo fakti se shtëpia është bërë rrëmujë.

Si është situata psikologjike e prindërve vetë?

Është shumë e rënduar. Detyra kryesore e prindërve është e rëndësishme që me fëmijën që nuk është i prekur nga një aftësi ndryshe duhet tja tregojnë qartë fëmijës atë që po ndodh, duke theksuar se ja çfarë ndodh në vendin fqinj. Nuk më pëlqen fakti që mediat po e përdorin fjalën vdiq, pasi ka një mënyrë më të lehtë siç mund të jetë humb jetën. Gjithashtu ne po kërkojmë një leje të veçantë nga Ministria e Shëndetsisë për prindërit me fëmijë të tillë që ti nxjerrin në një fashë të caktuar orari, jashtë asaj të këmbësorëve, që ti nxjerrin jashtë dhe të ulet niveli i agresivitetit.

Ju kërkoni një leje që pas orës 13:00 në rrugë të dalin vetëm prindërit me fëmijë me probleme autike?

Ato e kanë shumë të nevojshme një gjë të tillë. Ministrja ka reaguar dhe jemi në kontakt,  po bisedojmë me policinë për të marrë leje dhe po shikojmë një listë të prindërve nga Tirana e kam dërguar në ministri por kjo të bëhet për të gjithë fëmijët në të gjithë Shqipërinë, për fëmijët që kanë probleme autike. Sot jemi në një pandemi, jemi përballë një virusi të panjohur familjet që kanë një fëmijë me spektrin e autizimit janë përditë në përballje me të panjohurën.

Nga të dhënat e fundit janë shtuar shumë rastet me fëmijë autikë në Shqipëri. Në çdo 10 lindje të reja një llogaritet tani të jetë me spektrin autizëm, si shpjegohet kjo?

Është ulur shumë përqindja por këto nuk lindin të prekshëm pasi 18% janë të prekshëm, në studimet e mia unë e kam nxjerrë se  prekja vjen në moshën e parashkollorit dhe në studimet e mia mua më rezulton se janë ushqimet. Kjo është një tezë e vështirë dhe shkencëtarët nuk e thonë se kanë frikë të flasin. Po ju tregoj një shembull në Britaninë e Madhe ku prindërit të cilët kishin një fëmijë të spektrit me autizëm, shitën çdo gjë që kishin në qytet dhe ndërtuan një shtëpi diku në periferi ku krijuan dhe fermën e tyre në mënyrë që të të përgatisnin ushqime sa më bio. Pas shumë vitesh një gjë e tillë rezultoi fantastike për fëmijën e tyre pasi ai u shërua dhe madje është bërë një avokat i suksesshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!