Trembëdhjetë persona kanë arritur të shpëtojnë nga një shtëpi horror në Perris të Kalifornisë.
Në fakt bëhet fjalë për trembëdhjetë vëllezër e motra, mosha e të cilëve varion nga 2 deri në 29 – vjeçare.
Sipas Daily Mail, të gjithë fëmijët ishin abuzuar nga dy prindërit e tyre. Ata ishin lejuar të ushqeheshin vetëm më një vakt në ditë dhe të bënin dush dy herë në vit.
Fëmijët arritën të shpëtonin të dielën, pasi motra e tyre 17 vjeçe u ngjit në një dritare të shtëpisë, ku më pas thirri autoritetet.
Dy prindërit, David dhe Louise Turpin u arrestuan menjëherë pasi arriti policia.
Autoritetet deklaruan se fëmijët ishin kequshqyer dhe ishin të pistë pasi kishin jetuar në një dhomë gjumi të mbushur me urinë.
Disa fqinjë në Kaliforni dhe Teksas, ku familja ka jetuar deri në vitin 2010, kanë treguar se çifti i arrestuar ishte i obsesionuar pas “Disney”.
Shërbimet e Mbrojtjes së Fëmijëve në Perris kanë deklaruar se asnjëherë nuk kanë marrë ankesa për shtëpinë./abcnews.al