Marrëdhënia mes Neymar dhe Kylian Mbappe është prishur kohët e fundit, teksa dyshja nuk kanë tashmë një raport shumë të mirë mes tyre.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, sulmuesi francez duket se ka kundër edhe lojtarët e tjerë të skuadrës.
Sipas “El Confidencial” 22-vjeçari konsiderohet nga pjesa më e madhe e futbollistëve të skuadrës franceze si një “fëmijë kapriçioz që ndikon në vendimet sportive të klubit”.
Lojtarët e tjerë në skuadër janë të lodhur nga tekat e Mbappesë dhe privilegjet që gëzon sulmuesi, ndërsa dukshëm jan ëpozicionuar në krah të Neymar dhe Messit.
Për më tepër, deklaratat e fundit se ndjente njëfarë shqetësimi në sistemin e lojës së Galtier nuk i pëlqyen trajnerit dhe drejtuesve. Me pak fjalë, klima në Paris është dukshëm e tensionuar. /f.a/abcnews.al