Një burrë është arrestuar si i dyshuar për vrasje pasi një fëmijë i cili u gjet me plagë të rënda vdiq në spital. Shërbimet e urgjencës, duke përfshirë policinë, mjekët dhe një ambulancë ajrore, u thirrën në Frosterley Drive në Darlington, County Durham, në orën 9 të mëngjesit të së premtes.
Fëmija u gjet në gjendje kritike dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Newcastle, ku ndërroi jetë më vonë. Një burrë dhe një grua janë arrestuar si të dyshuar për vrasje.
Të dy janë në paraburgim, sipas autoriteteve.
/abcnews.al