I ra të atit nga makina dhe nuk e pa, flet mjeku: Si është gjendja e fëmijës në Shkodër

schedule18:57 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 18:57 - 26 Dhjetor, 2019

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkodër. Një 5-vjeçar ra nga xhami i makinës që drejtohej nga i ati i tij Hilmi Kurtaj, ndërsa ky i fundit nuk e ka vënë re momentin e rënies.

Më pas i vogli është dërguar në spital, pasi është gjetur nga qytetarët. Sakaq, mjeku i spitalit të Shkodrës ka folur për gjendjen aktuale të 5-vjeçarit.

Mjeku shprehet se i vogli mbërriti në spital pa koshiencë , ndërsa ka plagë në pjesën e pasme të kokës.

Gjendja e fëmijës është e rëndë si pasojë e një traume . Fillimishte erdhi në urgencë pa koshiencë, ishte gjetur nga qytetarë në rrugë, kishte plagë në pjesën e pasme të kokës. Iu dha ndihma e shpejtë, pësoi njëfarë përmirësimi . Për momentin fëmija është shtruar në reanimacion. Është herët të flasim . Prognoza është e rezervuar . E sollën qytetartë dhe më pas është paraqitur edhe i ati, i cili tha se ka rënë nga dritarja e makinës“, shprehet mjeku.

Nga dëshmia e tij, babai është shprehur se ka pasur në pjesën e pasme të makinës 4 fëmijët e tij, ndërsa mungesën e njërit prej tyre e ka vënë re pasi ka mbërritur në shtëpi.

Njoftimi i policisë:

Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagje “Skenderbeg”, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidenatlisht nga mjeti femija, S. K. 5 vjec, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!