“DSIK ka afat maksimal deri në 120 ditë për pajisjen me çertifikatën e sigurisë, por nuk ka afat minimal. Nëse verifikimet vijnë në kohë është i mundur çertifikimi”. Është kjo përgjigjia që dha deputetja socialiste Ermonela Felaj në studion e Mirel Milorit, sa i takon përplasjes më të fundit Presidencë-Kryministri për mosdekretimin e ministrit të jashtëm Gent Cakaj dhe kërkesës së kreut për ngritjen e komisionit parlamentar për Drejtorinë e Sigurisë dhe Informacionti të Klasifikuar, në lidhje me pajisjen brenda 24 orëve të çertifikatës së sigurisë për Cakajn.
“Pajisa me çertifikatë lidhet me rregulloren që ndjek komisioni, varet nga Kryeministri.Ky institucion ka afate kur shtrihet verifikimi, ka afat që shkon deri në 120 ditë. Ka afat maksimal, por jo minimal. Nëse verifikimet vijnë në kohë është i mudnur çertifikimi. E njëjta gjë ndodhiedhe kur u krijua komisioni hetimor, ku disa deputetë që nuk ishin të pajisur me çertifikatë sigurie, ato u bënë në një kohë shumë të shpejtë. DSIK nuk lëshon çertifikata, por pasi merr verifikime”.
Në këndvështrimin e Felajt Presidenti si institucion kushtetues po tejkalon kompetencat, ndërsa i sugjeron kreut të shtetit se duhet të abstragohet ndaj çdo lloj konsiderate tjetër partiake.
“Mos bini në kurthin e diskutimit të një kriteri që nuk e përmban Kushtetuta. Presidenti është instucion kushtetues. Presidenti duhet të abstragohet ndaj çdo lloj konsiderate tjetër partiake. Pajisja në vetvete nuk është kriter për të qenë deputet e ministër, është kusht që të imponon njohjen e dokumenteve sekrete. Pajisja lind si kusht paraprak në momentin që do vihesh”.
Në të njëjtën linjë edhe me deputetët e tjerë të mazhorancës Felaj shprehet se Presidenti ka për detyrë dekretimin nga ana formale dhe ceremoniale, pasi propozimin e bën kryeministri, në kushtet kur Shqipëria është Republikë Parlamentare.
“Radha është e tillë që propozimi vjen nga Kryrministri dhe i çohet Presidnetit. Presidenti ka kompetenca të natyrës honorifike, ceremoniale ose simboklike. Ne kemi Republikë Parlamentare që do të thotë që sovrantieti i është deleguar parlamentit. Kurse në një Republikë Presidenciale, Presidenti nuk zgjidhet nga parlamenti, por nga populli. Sipas kësaj forme presindenti duhet të bëjë verifikim formal. Ministri emërohet e shkarkohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit. Presidenti duhet të verifikonte nga ana formale, Presidenti nxjerr vetëm dekret për emërim dhe jo për mosemërim. Kushtetuta dhe precedentët e ndodhur në të shkuarën s’mund ta lejonin Presidentin që të rrëshkiste në një veprim të tillë”. /abcnews.al