Qendra e Bashkëpunimit Fetar në Elbasan organizoi sot një marshim paqeje “Jo krimit, pro drejtësisë. Ne nj jë marshim i tillë ishin të ftuar qytetarë, aktivistë, intelektualë, përfaqësues të partive politike. Marshimi kishte për qëllim të nderojë figurat historike, por edhe të përcjellë mesazhe të forta sociale. Kryetari i Qendrës Ndërfetare, Arben Ramkaj u shpreh se aktiviteti bëhet në vazhdën e marshimeve dhe duam të përcjellim mesazhin tek të rinjtë për largimin nga veset e njëkohësisht mesazhet e bashkëpunimit. Ne marshim ishin edhe deputetët socialistë Evis Kushi dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Ata shprehen keqardhje pse pjesë e këtij marshimi nuk ishin edhe forcat e tjera politike sepse ky do të ishte e mesazhi më i mirë që duam të përcjellim nga Elbasani për bashkëpunim dhe integrim./abcnews.al
Feja kërkon paqe për politikën, marshim në qytetin e Elbasanit
schedule13:09 - 20 Janar, 2018
schedule 13:09 - 20 Janar, 2018