Pas marrjes përsipër të organizimit të finales së madhe të UEFA Champions League, tifozët turq patën dhe një arsye tjetër për të festuar, me kapitenin e Kombëtares së tyre, Hakan Calhanoglu, i cili ishte një ndër finalistët e mbrëmjes së djeshme.
Mirëpo, pavarësisht se “zikaltërit” e Calhanoglu u mundën në finale nga “qytetarët” e Manchester City, Federata Turke e Futbollit ka postuar në profilin zyrtar në “Tëitter” një mesazh dërguar mesfushorit, ku thuhet se Federata është krenare për arritjen e kapitenit të tyre.
“Na bëre krenarë në kompeticionin më të madh të futbollit në Evropë, kapiten! Ne jemi krenarë për ty”,- shkruhet në postimin e Federatës Turke. /i.m /abcnews.al
Mesazhi i plotë:
Avrupa’nın en büyük futbol organizasyonunda göğsümüzü kabarttın kaptan! Seninle gurur duyuyoruz. ?? @hakanc10 pic.twitter.com/KvAwKjCLsq
— TFF (@TFF_Org) June 11, 2023