Federata opozitare, si shkohet në zgjedhjet e 2025? Mediu: Mund të dalim në koalicion

schedule17:39 - 19 Shkurt, 2024

schedule 17:39 - 19 Shkurt, 2024

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se federata opozitare mund të hyjë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 me koalicion.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mediu u shpreh se opozita nuk mund të presë nëse Partia Demokratike e zgjidh apo jo çështjen e vulës.

Sipas Mediut, duhet përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm.

“Si federatë, unë mendoj që ne duhet të tentojmë edhe koalicionet. Janë koalicionet politike, janë edhe elektorale. Kërkohet që të shikohen kush janë formulat e koalicioneve elektorale. Mund të ketë koalicione të përbashkëta. Mund të shkohet në një koalicion të vetëm elektoral. Maksimalizimi i votës nuk mund të ndodhë sot pa pasur një ide të qartë se cili do të jetë nesër kodi elektoral. Koalicioni ka një logo të vetëm, nuk ka logo të një partie. Brenda kësaj logoje kanë qenë edhe logo të partive të tjera. Çështja e logos së Partisë Demokratike është çështje e një procesi juridik. Unë nuk mund të mendoj që opozita nuk mund të presë sesi Partia Demokratike të zgjidhë çështjen e anës juridike të problemit dhe duhet të jetë e përgatitur për çdo lloj skenari të mundshëm.

Nëse ecim me idenë e një bashkimi, ndoshta kjo  jep më tepër hapësirë edhe organizimit dhe bashkimit të Partisë Demokratike në një parti të vetme, pavarësisht nga ndarja që ka sot”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!