Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fauci: Vaksina e Covid-19 do të jetë e disponueshme brenda një viti

schedule09:06 - 15 Korrik, 2020

schedule 09:06 - 15 Korrik, 2020

Nëse zhvillimi i vaksinave vazhdon të shkojë në rrugën e duhur, frika nga  pandemia mund të zhduket brenda vitit të ardhshëm, ka deklaruar Anthony Fauci, eksperti më i mirë në SHBA për sëmundjet infektive.

“Asnjë vaksinë nuk do të jetë 100% mbrojtëse. Ajo që ne shpresojmë  është që efikasiteti mbrojtës deri në 70-75%  i vaksinës  do të zhvillojë imunitet të mjaftueshëm për personat që nuk janë infektuar dhe ata nuk do të duhet të shqetësohen për këtë virus të tmerrshëm”tha Fauci. “Dhe ne shpresojmë që do të kemi një vaksinë  brenda vitit tjetër.”

Një studim prej 30,000 personash do të fillojë brenda dy javësh për të përcaktuar nëse vaksina në të vërtetë parandalon virusin.

“Është një situatë serioze në Shtetet e Bashkuara,” tha Fauci. ” Disa zona  janë duke ia dalë mirë, dhe disa të tjera ende po luftojnë më koronavirusin.

Për më tepër, natyra e imunitetit të koronavirusit nuk është zbuluar tërësisht.

“Nëse keni qenë i infektuar mund të them me siguri se keni fituar  imunitet,” tha Fauci. “Ajo që nuk mund t’ju them është se sa do të zgjasë ky imunitet. Shpresoj që të zgjasë një periudhë të konsiderueshme kohe, por ne nuk e dimë ende.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!