Fauci: Nuk është më nevoja që nxënësit në shkolla të rrinë 1.8 metër larg

schedule16:18 - 15 Mars, 2021

schedule 16:18 - 15 Mars, 2021

Mjeku më i lartë këshillues i presidentit amerikan Joe Biden, Dr. Anthony Fauci a folur të dielën për rregulla të reja distancimi nëpër shkolla.

Ndërsa interpretonte një studim të bërë nga Universiteti i Massachusetts, Fauci tha se nuk ka ndonjë diferenca të madhe mes të ndenjurit 91 cm larg njëri-tjetrit apo 1.8 metra në shkolla.

Kështu, Fauci shtoi se këto gjetje janë një indikacion për të që 91 cm distancë është e mjaftueshme dhe se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes janë të informuara për të dhënat e reja.

“Mund t’ju them dhe t’ju premtoj, unë flas me CDC, me (Drejtoren Rochelle Walensky) çdo ditë,” tha ai. “Ajo është shumë e vetëdijshme për akumulimin e të dhënave dhe faktin që ekipi i saj do të veprojë në bazë të të dhënave ashtu siç veprojnë gjithmonë.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!