Kukësi përballet me shumë probleme para ndeshjes me Teutën, e programuar të luhet ditën e premte prej orës 19:45 në stadiumin “Niko Dovana”.
Tafas dhe Shkurtaj vijojnë të jenë të dëmtuar dhe nuk mund të luajnë, ndërkohë që në ndeshjen me Laçin me barelë u nxor edhe Puntus, i cili ka këputur ligamentin dhe meniskun. Sulmuesi 27-vjeçar ka mbyllur në këtë mënyrë sezonin dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Për të mos mjaftuar dëmtimet, edhe tre lojtarë të tjerë janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe nuk mund të luajnë.
Ata janë lojtarë të rëndësishëm si Bruno Lulaj, Shqipërim Taipi dhe braziliani Vitor Feijao. Trajneri Diego Longo duhet të mendoje se kush do të aktivizohet prej tyre.
Nuk duhet harruar që edhe Ardit Hila është dërguar tek ekipi U21 ku u pezullua me katër ndeshje nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës. /abcnews.al