Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Fatura e zjarrit/ Eksperti: Vetëm 5 për qind e banesave janë të siguruara. Kredimarrësit e kanë me detyrim

schedule21:10 - 15 Prill, 2026

schedule 21:10 - 15 Prill, 2026

Një ditë pas zjarrit masiv tek ‘Farmacia 10’ ajo që mbeti pas, janë 30 apartamente të shkrumbuara, gërmadha dhe shkatërrime.

Eksperti i ekonomisë Irgis Sefa tha për Real Story se vetëm 5 për qind e banesave janë të siguruara, ndërkohë që nga bizneset janë 3 për qind. Sefa shtoi kostoja e llogaritur është 100 euro në vit për sigurimin e shtëpisë.

“Helikopteri ka kushtuar minimumi 200–300 mijë euro në kosto operative.
Sigurimet, më pak se 5 për qind e banesave janë të siguruara dhe më pak se 3 për qind e bizneseve.



Në këtë ndërtesë kishte një hotel dhe biznese poshtë pallatit, në maksimum të paketave është 1 euro/m² sigurimi. Shkon nga 100 euro në vit. Ata që e marrin në kredi e kanë të siguruar dhe të detyruar nga banka. Nëse do e bëjmë edhe nga tërmetet apo fatkeqësi të tjera, nuk shkon më shumë se 200 euro në vit, nuk është kosto e madhe, është çështje vullneti.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!