“Fatura” e shkollës/ Përgatitje për vitin e ri shkollor, 15-20 mijë lekë shpenzime për fëmijë

schedule17:43 - 2 Shtator, 2024

schedule 17:43 - 2 Shtator, 2024

Muaji shtator nis gjithnjë  me shpenzime per prinderit. Viti i ri shkollor nis të hënën e 9 shtatorit, dhe në këto ditë të fundit prinderit po nxitojnë per te plotësuar nevojat e femijëve për në shkollë.

Arlis dhe Henli të hënën rikthehen në bankat e shkollës, një vit më të rritur. Të shoqëruar nga nëna e tyre dhe me motrën e vogël që nis klasën e parë ata po përgatiten për t’u pajisur me çdo gjë që iu duhet.

Dy vëllezërit 12 dhe 11 vjeçar, i kanë të qarta idetë për veshjet e reja, iu duhet vetëm pak kohë të përzgjedhin.

“Po shikoj për çanten dhe mjetet. Rrobat i dua prej pambuku se bëhem me djerse. I ke bere shumë kerkesa mamit? Jo vetem cante dhe librat”.

“Kam blere çanten, sot do blej rroba, pastaj mjetet shkollore”.

Më të fokusuar janë tek mjetet shkollore, për të cilat përpiqen që të mos iu mungojnë më të domosdoshmet për procesin mësimor.

“Kam një portofol, ngjyra dhe etiketa”.

“Une kam marre korrektor, bllok, gome, stilolaps me ngjyra dhe një portofol. Iu ka bërë mësuesja një listë çfarë iu nevojitet? Po”.

Si Arlis dhe Henli këto ditë edhe shumë fëmijë të tjerë të shoqëruar nga prindërit apo gjyshërit bëjnë blerjet e tyre.

Prindërit thonë se mundohen që të shpenzojnë për nevojat e domosdoshme të fëmijëve, duke shmangur ndonje dëshire ekstra te te vegjelve.

“Përpiqemi me aq mundësi sa kemi, por edhe duke e mësuar që të përpiqet edhe ai sepse jo çdo gjë kur te rritet do të jetë gati”.

Shpenzimet janë më të larta për familjet me më shumë se dy fëmijë.

 “Librat neve na i ka siguruar shkolla, ne fillore, me pas nje pjese shkolla, nje pjese vete dhe nuk ka qene shume shpenzim, të pakten per mua qe kam vetem një femijë”.

Por sa kushton përgatitja për në shkollë? Abc News u interesua në tregjet e kryeqytetit dhe llogariti se një prindi i duhet  të shpenzoje mesatarisht 20 mijë lekë per cdo femije per te blere mjetet shkollore  dhe veshjet e duhura per fillimin e vitit te ri shkollore.

Librat falas për fëmijët e klasave fillore kanë ulur shpenzimet për prindërit. Ndërkohë më të rriturit zgjedhin edhe t’i blejnë te reja tekstet shkollore, pasi shkolla u mundëson pa pagesë vetëm tekste që janë përdorur një vit më parë nga nxënës të tjerë.

SHPENZIMET PER VESHJE

  • Çanta 2000 leke
  • pantallona 1500 leke
  • Atlete 2000 leke
  • Bluze 1500 leke

MJETET SHKOLLORE

  • 10 fletore                                                  600 leke
  • 2 pako etiketa per libra                         120 leke
  • Mbeshtjellese librash dhe fletoresh    400 leke
  • 2 dosje                                                      800 leke
  • Mjete pune per matematike                 300 leke
  • 1 prerese lapsash                                    170 leke
  • 1 gome                                                      120 leke

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!