Fatos Kongoli: “Gënjeshtarë të vegjël” më riktheu tek shkrimi

schedule17:56 - 14 Qershor, 2019

schedule 17:56 - 14 Qershor, 2019

Shkrimtari Fatos Kongoli në një intervistë për ABC News rrëfen detajet e romanit “Gënjeshtarë të vegjël”. Në qendër të veprës, shkrimtari vë trendin e fundit të braktisjes së vendit nga të rinjtë.

Nga qoshja e tij e preferuar, shkrimtari Fatos Kongoli na tregon se si e përfundoi romanin e tij “Gënjeshtarë të vegjël” të cilin e kishte nisur para 3 vitesh dhe ju desh ta ndërpriste për arsye shëndetësore. Procesin e të shkruarit shkrimtari na e përshkruan kështu.

Titulli është simbolik, por ai e lidh edhe me veten, pasi  as bashkëshortja dhe as botuesit nuk ishin në dijeni që vepra është gati. Në këtë vepër, Kongoli sjell edhe një shqetësim të madh që është largimi i të rinjve nga vendi, por shkrimtari i lë një shteg shprese, pasi kryepersonazhin e vendos të rikthehet në vendlindjen e tij.

“Genjeshtarët e vegjël” ia del që brenda më pak se një muaji nga dalja e tij të rrëmbejë dy çmime të rëndësishme në panirin e Fierit dhe atë të Prishtinës. Procesi të shkruarit është i komplikuar, por Fatos Kongoli thotë se ulet në tryezë pasi e ka konsoliduar idenë me veten.

Ky roman duket si dy kulme të krijmtarisë se Fatos Kongolit. Ai e pranon përngjashmërinë me romanin “I humburi” i shkraur pas rënies se diktaturës. Tashmë “Gënjeshtarët e vegjël” gjendet në të gjitha libraritë në vend si dhe në minipanirin tek Kalaja e Tiranës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!