Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një takim me presidentin e autoritetit kombëtar Kundër Korrupsionit në itali, Rafaele Cantone. Xhafaj njohu shefin e antikorrupsionit Italian me dokumentin politik të dikasterit që drejton, si dhe reformat e fundit që po ndërmerren në Policinë e Shtetit, ku veçoi asistencën e misionit europian PAMECA.
Aksioni “Forca e Ligjit” zuri pjesë të diskutimeve gjatë të cilit ministri Xhafaj u ndal kryesisht tek nisma e Vettingut në polici.
Presidenti i autoritetit antikorrupsion, Cantone theksoi rëndësinë e bashkërendimit të reformës në drejtësi me atë të ndërmarrë në policinë e shtetit. Ai u shpreh i gatshëm për të rritur bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme shqiptare në sigurimin e mekanizmave parandalues dhe garantimit të integritetit në policinë e shtetit në të ardhmen./abcnews.al
Fatmir Xhafaj takim me shefin e antikorrupsionit në Itali
schedule19:32 - 11 Janar, 2018
schedule 19:32 - 11 Janar, 2018