Fatmir Terziu njihet më shumë për krijimtarinë letrare dhe studimore, por vitet e fundit kinemaja zë një vend të rëndësishëm. Filmi “Lapsi dhe kompjuteri” u vlerësua me çmime si dhe rrëmbeu vëmendjen e BBC duke u shfaqur në ekranin e gjigandit mediatik.
Fatmir Terziu përveçse është pedagog në London South Bank University dhe autor i disa veprave letrare prej vitit 2007 ai i është dedikuar edhe filmit me metrazh të shkurtër. Dy filmat e Terziut “Windy Corner” dhe “ Clouds of Smoke” janë përzgjedhur nga British Cuncil Art dhe janë prezantuar online në mesin e filmave britanikë dhe filmkrijuesve të këtij vendi. Filmi “Pencil and Computer” ështe vlerësuar me çmime në festivale ndërkombëtare si dhe është shfaqur nga BBC.
Së fundmi është duke punuar për realizimin e “Djallit të Argadasit” në film. Letërsia dhe kinemaja janë si dy anë të medaljes për Fatmir Terziun. Fokusi i tij në kinema është rreth temave sociale dhe problematike. Fatmir Terziu ka realizuar mbi 10 filma me metrazh të shkurtër dhe dokumentari “Clouds of Smoke” (Retë e tymit) është përzgjedhur nga Festivali i Filmit të Pavarur në New York 2007./ABC News Albania 24/7