Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm ndaj akuzës për krime lufte

schedule13:52 - 9 Mars, 2018

schedule 13:52 - 9 Mars, 2018

Fatmir Limaj është shpallur i pafajshëm ndaj akuzës për krime lufte. Vendimi është dhënë nga gjykata e Gjakovës pas rreth dy vitesh seances gjyqësore për vrasjen e dy civilëve në kohën e luftës, në tetor të 1998-ës.

Pas pothuajse dy vitesh nga akuzat për krime lufte ndaj Fatmir Limaj, gjykata e Gjakovës e ka shpallur të pafajshëm liderin e Nisma, njëkohësisht dhe ministrin actual të transportit në Kosovë Fatmir Limaj. Ai akuzohej për vrasjen e dy civilëve gjatë kohës së luftës, të cilët u ekzekutuan në tetor të 1998-ës në Malishevë. Prokuroria pretendonte se dy viktimat ishin rrëmbyer nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së. Në fjalën përfundimtare prokuroria kishte kërkuar dënimin e Fatmir Limajt për dhënien e urdhërit për këtë rrëmbim dhe për faktin se nuk kishte bërë asgjë për të ndaluar vrasjene tyre.

Limaj nga ana e tij, në fjalën përfundimtare, shprehu keqardhjen për familjet e dy të vrarëve të cilët dhe pas gjithë kësaj kohe ende nuk e dinin se kush është autori I vrasjeve.

Aktakuza ndaj Limajt për krime lufte ishte ngritur më 28 tetor 2016.

Prokuroria në aktakuzë pretendonte gjithashtu se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe ka qenë në dijeni të krimit por qëllimisht nuk ka marrë masa për të zbardhur cështjen dhe as e ka denoncuar si rast./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!