Kryeministri Edi Rama deklaroi në Kongresin e Partisë Socialiste, se në punimet e këtij kongresi janë shpalosur ambiciet dhe prioritetet kryesore për ngritur në majë Shqipërinë e vitit 2030.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se PS mori qeverisjen në 2013, kur vendi ishte i mbytur në borxhe, varfëri e korrupsion.
Rama shtoi se edhe pas fatkeqësive si tërmeti, pandemia, falë PS shteti ishte në këmbë dhe njerëzit u mbrojtën me dinjitet.
“Sot kemi shpalosur ambicien dhe prioritetet më kryesore të zhvillimit, në vijim të përpjekjes së drejtpërdrejtë për ta ngitur Shqipërinë 2030 në majën ku duam të shkojmë. Morëm në kurriz një vend të zhytur në borxhe e varfëri, korrupsion, krim të organizuar, por edhe krim ordiner të shtrirë në të gjithë zonat e banuara të vendit dhe në një kohë kur aksush nuk e merrte seriozisht emrin e Shqipërisë. Në këtë dekadë kemi punuar shumë në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë të trashëguara dhe me plagët e jashtëzakonshme të fatkeqësive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës. Falë PS të treja furtunat dërrmuese na gjetën në këmbë dhe na gjetën të gatshëm për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.
Parapërfytyroni sikur tërmeti të na kishte gjetur me borxhet e 2013, sikur pandemia të na kishte gjetur me spitalet e vitit 2013, apo pa platformën shërbimeve digjitale, sesi do kishin shkuar gjërat
Merreni me mend sikur egërisa e luftës që ngriti cmimin e enrgjisë, të na gjenete me gjysmën e njerëzve që nuk paguanin dritat dhe me kompaninë e shpërndarjes që ishte në prag të falimentimit. Sot shqipëria është një vend krejt tjetër që çmohet botërisht për përparimet që ka bërë.”, theksoi kreu i qeverisë./abcnews.al