Fati i studentes që i hodhi bojë në kokë rektorit në Shkodër

schedule11:34 - 7 Qershor, 2019

schedule 11:34 - 7 Qershor, 2019

Studentja që i hodhi bojë në kokë rektorit në Shkodër është pezulluar. Këshilli i Etikës në Universitetin e “Luigj Gurakuqi” ka vendosur masën disiplinore për të pezulluar deri në fundin e këtij viti akademik studenten Pranvera Paçi. Ajo është vajza, e cila  i derdhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi në datën 10 maj.  Në këtë mënyrë studentja do të detyrohet që të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fund vitit. /ABC news Albania 24/7