Fati i PD/ Shorti përcaktoi gjyqtaren, Sefa kërkesë Apelit për përshpejtimin e procesit

schedule17:43 - 3 Shkurt, 2023

schedule 17:43 - 3 Shkurt, 2023

Pasi shorti përcaktoi gjyqtaren që do të vendosë fatin e PD, përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa iu drejtua sot me një shkresë gjykatës së Apelit ku kërkon përshpejtimin e procesit.

Ky vendim do të përcaktonte pëfundimisht legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.

Gjyqtarja e caktuar është Elona Mihali, ndërsa Sefa fton të gjithë palët që t’i kërkojnë të njëjtën gjë Apelit.

Postimi i plotë:

Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt.

Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar.r.t/abcnews.al