Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fati i Ervis Martinajt/ Ish-prokurori: Çështja është shumë e vështirë!

schedule20:48 - 31 Mars, 2026

schedule 20:48 - 31 Mars, 2026

Këtë të hënë në SPAK, babai i Ervis Martinajt hodhi dritë mbi fatin e n jë prej eksponentëve më të rëndësishëm të krimit, duke thënë se djali i tij është vrarë.

Ish Prokurori Ervin Karanxha tha se ngjarje dhe dosje të tilla janë jashtëzakonisht të vështira dhe se prokuroria duhet të bëj një hetim të plotë.

“Kur vdes personi je i sigurt dhe çështja përfundon. Kemi të bëjmë me një vështirësi, është një çështje e vështirë. Në Tiranë janë gjetur trupa të varrosur rastësisht, është gjetur në Dajt një person dhe ka dalë pas shumë vitesh ngjarja e vërtetë. Duhet të vlerësohet çdo version, prokuroria duhet të bëjë një hetim të plotë.



Fakti që ka nisur në Lezhë çështja civile, duhet të shpallet fillimisht si i zhdukur dhe faza e dytë është shpallja si i vdekur. Janë ngjarje të vështira. Aktualisht nuk kemi asnjë ngjarje të tilla të këtyre parametrave. Babai kishte dhe një të drejtë se thotë: më gjeni djalin, kur po merreni me provat.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!