Fati i Ervis Martinajt/ Balla flet për ecurinë e hetimeve: Do t’i shkojmë deri në fund cështjes

schedule11:57 - 23 Shkurt, 2024

schedule 11:57 - 23 Shkurt, 2024

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur në lidhje me hetimet për të zhdukurin Ervis Martinaj.

Ai u shpreh se Policia e Shtetit po bën e detyrën e saj në 24 orë në ditë dhesë do i shkohet deri në fund kësaj çështje.

“Unë i qëndroj bashkë me drejtorin e përgjithshëm të gjitha angazhimeve publike që kemi marrë dhe të jeni të sigurt që policia e shtetit e bën detyrën e saj 24 orë çdo ditë edhe ndaj këtij angazhimi për ti shkuar deri në fund jo vetëm kësaj çështje por çdo çështjeje tjetër të pazbardhur sikurse pjesë p.sh. e analizës tonë sot me Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës do të jenë edhe ngjarje të vjetra kriminale në Korçë të pazbuluara.”, u shpreh Balla nga Korça. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!