Fati i Berishës, në dorë të Gjokës/ Vendimi për ish-kryeministrin shpallet në mesditë

schedule08:30 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 08:30 - 28 Dhjetor, 2023

SHQIPËRI- Gjykata e Posaçme do të japë të enjten në 15:00 vendimin për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, pasi shqyrtoi sot në seancë pretendimet e palëve.

SPAK ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë.

Fati i Berishës do të jetë në dorën e Irena Gjokës, gjykata rrëzoi kërkesën e tij për përjashtimin e gjyqtares.

Kuvendi të premten e shkuar vendosi me 75 vota pro heqjen e imunitetit duke vendosur kështu Sali Berishën në dorë të drejtësisë.

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. /n.m.abcnews.al