Fatet e kampionateve në Europë, UEFA i jep titullin kampion Tiranës?

schedule17:59 - 16 Mars, 2020

schedule 17:59 - 16 Mars, 2020

UEFA iu ka kërkuar të gjithë 55 Federatave anëtare (përfshirë dhe FSHF-në), të vendosin për një format të ri sa i takon zhvillimit të garave, raporton spanjollja AS. Koronavirus ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në futboll, me të gjitha kampionatet që janë shtyrë.

Me Europianin që do të shtyhet në verën e vitit 2021, UEFA iu ka kërkuar Federatave të zgjedhin një formulë për të përfunduar sezonin aktual. Në rast se situata e Koronavirus nuk përmirësohet, atëherë ekziston edhe mundësi e mbylljeve të kampionateve me pozicionet aktuale që kanë skuadrat në tabelë.

Në rast se ndodh kjo, atëherë në Shqipëri, Tirana është kampione në Superiore. E paqartë është situata me ekipet që renditen të fundit në tabelë, nëse do të bien nga Kategoria apo jo. Ekziston dhe hipoteza e shtimit me 2 skuadra të kampionateve, por është një hipotezë që nuk pëlqehet nga shumica e Federatave. Edhe për këtë pjesë, kush bie nga Kategoria dhe kush jo, mund të organizohet një kompeticion Play-Off, të cilin Federatat përkatesë duhet ta krijojnë vetë./abcnews.al