“Fat i madh të filloja rrugëtimin e muzikës me Gjergj Suliotin”, rrëfehet tenori nga Korça: Ja kush ma zbuloi talentin

schedule10:17 - 19 Shtator, 2024

schedule 10:17 - 19 Shtator, 2024

Në emisionin “Pas Mesnate”, rrëfimi i radhës vjen nga tenori Gjergji Mani, i cili është kthyer pas në kohë.

Ai ka treguar se talentin e tij për herë të parë e spikati mësuesja e fillores dhe më pas prindërit e çuan në Qendrën Kulturore të Fëmijëve.

“Unë kam dhe trashëgimi familjare në muzikë. Xhaxhain e mamasë, Stefi Panaritin e kam pasur në opera. Të gjithë kanë kënduar në shtëpinë time, unë jam rritur me serenatat.

Unë këndoja që i vogël, në shtëpi përpara pasqyrës. Prindërit e mi nuk e vunë re, por talentin tim e spikati mësuesja e shkollës fillore. Ne çdo të hënë këndonim himnin atëherë dhe unë kur e këndoja, zëri im kumbonte. Mësuesja mbas disa kohësh, më thotë, dua të bisedojë me prindërit dhe më çuan te Qendra Kulturore e Fëmijëve”.

Sakaq, Gjergji e ka konsideruar nëj fat të madh punën me profesorin e nderuar, tenorin e madh, Gjergj Sulioti.

“Është një fat i madh për mua që e fillova këtë rrugëtim me një nga kolosët e muzikës operistike shqiptare, siç ka qene tenori i madh, Gjergj Sulioti. Është vërtetë një fat. Që në rrugëtimin tim në fillim, unë jam munduar të zbatojë këshillat e profesorit, pavarësisht se nuk i kuptoja të gjitha”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!