“Fast and furious” në unazën e Tiranës, ndëshkime për 67 drejtues mjetesh

schedule19:20 - 10 Gusht, 2019

schedule 19:20 - 10 Gusht, 2019

Policia Rrugore ka njoftuar se nga ana e banorëve të zonës së unazës së madhe, janë adresuar ditët e fundit, shqetësime dhe ankesa të shumta mbi zhurmat që shkaktohen nëpërmjet sistemeve zhurmëshkarkuese, shpejtësisë së madhe apo garave ndërmjet tyre nga automjetet kryesisht sportive.

Sipas policisë këto veprime të disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe një rrezik i shtuar për aksidente.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

“Këto veprime të disa drejtuesve të mjeteve janë kthyer jo vetëm në shqetësim për banorët e zonës, por edhe një rrezik i shtuar për ngjarje rrugore që për shkak të mënyrës se si drejtohen dhe shpejtësisë së madhe, mund të jenë fatale për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim ndëshkimin e këtij fenomeni sa shqetësues aq edhe të rrezikshëm, si dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e forcës së posaçme “Shqiponja” dhe “Shigjeta”, ka monitoruar dhe dokumentuar me agjentë civilë apo të uniformuar një sërë shkeljesh në këtë segment rrugor dhe ka proceduar e dërguar praktikat për gjykim në Organin Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për 7 drejtues mjetesh që “garonin” me shpejtësi thuajse dyfishin e asaj të lejuar.

Për 12 drejtues mjetesh është bërë verifikimi me radar dhe tërheqja e lejes së drejtimit, pasi janë konstatuar duke qarkulluar mbi normat e lejuara, si dhe janë vendosur 67 masa të tjera administrative për shkelje të ndryshme gjatë veprimeve policore“./abcnews.al

https://www.facebook.com/policiarrugorezyrtare/videos/362263498004710/?t=0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!