Fasoneria në Kurbin “burim” infeksioni, asnjë i infektuar në qytetet e tjera të Shqipërisë për sot

schedule11:51 - 21 Prill, 2020

schedule 11:51 - 21 Prill, 2020

Brenda 24 orëve në vendin tonë janë konfirmuar 25 raste të reja me koronavirus ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 609. Ajo që bie në sy në të dhënat e publikuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetit, është se rastet e reja janë regjistruar vetëm në qytete.

Në Krujë u konfirmuan 17 raste të reja ndërsa 8 rastet e tjera janë regjistruar në Laç.

Ndërsa në qytetet e tjera ku ka të konfirmuar me Covid-19, si Tirana, Durrësi, Lushnja, Elbasani, Fieri, Kavaja, Rrogozhina, Korça, Vlora, Shkodra, Lezha,  Berati, Hasi, Tropoja, Puka, Tropoja, Mirdita dhe Mallakastra nuk është raportuar asnjë rast i ri.

Ndërsa, sa i përket rasteve ekzistuese dhe të reja që janë në Laç dhe Krujë, ato janë nga fasoneria.

Siç raporton gazetari i Abc News, Gjergj Figuri, në total janë 50 gra të infektuara nga kjo fasoneri. Gazetari Figuri raporton se të gjithë punonjësit e fasonerisë ndodhen tashmë të vetë-izolur në shtëpitë e tyre, ndërsa shtoi se teste nuk u janë bërë të gjithëve, por vetëm atyre që kanë pasur kontakt të afërt me të infektuarit.

Gjergj Figuri raporton: Sipas të dhënave që vinë nga Shëndeti Publik këtu në Kurbin, bëjnë të ditur se të paktën 98 për qind të të infektuarve pretendohet se janë evidentuar. Ndërkohë që vazhdon gjurmimi i personave të kontaktit.. në rastet ku ka shenja për t’u kryer analizimi me tampon. Ndërkohë, fatmirësisht, nuk ka asnjë situatë të rënduar të shëndetit të tyre, deri në këto momente që flasim. /abcnews.al/