Kryeministri Edi Rama, në një takim me përfaqësues të sektoreve të ndryshme në Përmet ku po diskutohen sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend, ka përmendur edhe Fasha 800këh.
Rama tha se fasha nuk u aplikua pasi qeveria ishte në pritje të një mundësie për të mos e vënë në zbatim. Dhe, sipas tij, mundësia u gjet pasi ka filluar edhe sensibilizimi për të kursyer energji elektrike.
“Shikoni se çfarë ndodh se vendet më të përparuara se ne, ja Italia përditë mbyllen qepenë. Për ne është jetike për të mbrojtur në këtë dimër të vështirë, familjet dhe biznesin e vogël. Tjetra, është që kemi vendosur një fashë për të stimuluar kursimin dhe për të ulur më tepër konsumin energjisë. Fasha 800kwh duhet të hynte në fuqi, por nuk hyri se ne mezi presim të shohim një mundësi e vogël që krijohet në familjet dhe bizneset e vogla. U krijua një mundësi e vogël për mos ta vënë në zbatim sepse ka filluar një sensibilim për të kursyer, patëm dhe reshje, jo të mjaftueshme, jo për të fjetur gjumë rehat.
Se ka ardhur koha e shohim diellin me inat të na falë perëndia shi. Dhe, edhe për muajin, nëntor po rrimë po presim nëse do të na krijohet një mundësi që për momentin nuk e kemi. Kurse Kurse Kurse! Po shikoja një harbut nga këto të netëve TV, që po zgërdhihej në të gjitha format me ministren e energjisë së pse duhet të kursejmë e etj. Ne bëjmë shumë më pak me thirrjet e vazhdueshme krahasuar me vendet e tjera për thirrjet e kursimit. Kjo s’është lojë, kjo është luftë! Ne duam t’ua lehtësojmë sa më shumë peshën barrës së qytetarëve siç bëmë në pandemi. Nuk kemi kohë për të humbur! Ja kemi dalë edhe me buxhetin e ri. Buxheti i 2023 është i dyfishitë me vitin 2013. Si mund ta dyfishojë buxhetin një shtet që ka funksionuar keq?” tha Rama.