Të paktën një person ka mbetur i plagosur nga atentati i ndodhur pranë fshatit Papër në Elbasan.
Me armë është qëlluar ndaj një automjeti tip BMW në lëvizje. Nuk dihet objektivi i atentatit, pasi sipas policisë, personat që ndodheshin në makinë e kanë braktisur tek vendi i njohur si Ura e Zezë.
Burimet tregojnë se në këtë makinë u gjet dhe armë kallashnikov dhe një bidon benzinë. Nisur nga këto fakte, ka dyshime se personat që udhëtonin me të, mund të kishin planifikuar një atentat, por janë pikasur.
Paraprakisht dyshohet të ketë pasur shkëmbim zjarri mes dy personave te shumë kërkuar nga policia e Elbasanit.
Nga pamjet e makinës shihen xhamat e makinës dhe rrotat janë shpuar nga plumbat. Mësohet se targa rezultojnë të vjedhura në prill të 2021, në Durrës. Policia e Elbasanit ka ngritur post-blloqe ne hyrje te qytetit ne Bradashesh.
/abcnews.al