Fangaj e mbyll me Vllazninë: S’ma shuan kush dashurinë për ngjyrat kuqeblu

schedule18:36 - 17 Qershor, 2022

schedule 18:36 - 17 Qershor, 2022

Abdurrahman Fangaj largohet nga Vllaznia pas dy sezonesh. Mbrojtësi i djathtë, i cili më parë ka spikatur te Laçi, nuk pati shumë hapësira te kuqeblutë, të cilëve iu bashkua pas një operimi në gju që e la për shumë muaj pa futboll.

Fangaj ditën e sotme ka njoftuar largimin nga kuqeblutë dhe ka një mesazh për të dhënë: “Përshëndetje! Nga sot nuk do jem më pjesë e KF Vllaznia.

Faleminderit të gjithë atyre që më ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi, njëkohësisht jam i lumtur për sukseset që arritëm së bashku dhe plotësimin e ëndrrës së fëmijërisë që një ditë të kontribuoja për qytetin tim.

Jo çdo gjë shkoi ashtu siç dëshirova unë, pavarësisht që kisha shumë pengesa për të ecur përpara, unë jam mësuar që të keqen ta kthej me të mirë.

Dashurinë që kam për ngjyrat kuq e blu nuk do të mundet askush të ma shuajë! Faleminderit! Abdurrahman Fangaj”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!