Ndeshja e djeshme e Kategorisë së Parë mes Flamurtarit dhe Turbinës, e cila ishte planifikuar të niste në orën 14:00, vonoi të stratonte për plot 40 minuta. Shkaku ishin fanellat e skuadrës nga Cërriku, që ngjanin shumë me ato të Flamurtarit dhe e bënin të vështirë të luajturin normalisht nga lojtarët.
Situata ishte disi kaotike për disa minuta, ndërsa gjithçka është mbyllur, duke dërguar dikë të marrë uniforma e dytë të ekipit dhe t’i sjellë në Vlorë për të nisur më pas ndeshjen, e cila u mbyll në barazim pa gola.
Pas sfidës, Flamurtari ka reaguar me një postim në Instagram, ku kritikon indirekt gjyqtarin me faktin se ai ishte dakord me zhvillimin e ndeshjes me uniforma të tilla. Një rast i paprecedentë në Vlorë që në nisje të Kategorisë së Parë. /abcnews.al